• |
ide | kryesore

PSG po i provon të gjitha mënyrat të bindë Messin: tani edhe lojtarët kanë nisur strategjinë

-Instant, Sport



Tentativat e PSG për të bindur Messin të transferohet në Francë nuk njohin ndalesa dhe, mbi të gjitha, kufij. Nuk është mister që drejtuesit parisien po përfitojnë nga miqësia e yllit argjentinas me disa lojtarë kryesorë të tyre, për ta joshur atë të zgjedhë Ligue 1, në rast se ai vendos të largohet nga Barcelona. Pavarësisht nga përpjekjet e Laporta, qëndrimi i numrit 10 në blaugrana nuk është aspak i sigurtë. Nuk është madje as mister që PSG është zgjedhja numër një në këtë pikë.

Mundo Deportivo ka përmbledhur të gjitha metodat e përdorura nga francezët për të shtyrë Leon drejt PSG. Mesazhet e vazhdueshme nga miku i tij i madh Neymar nuk kanë reshtur prej disa kohësh tani. Pas ndeshjes së fundit të luajtur në Ligën e Kampionëve, u shtua edhe postimi i Mbappé në Tëitter në të cilin, në një foto që e portretizoi atë me Messin, ai shtoi dy emoticons që tregonin vlerësimin e madh ndaj kampionit të Barçës.

Gjithë kësaj i duhet shtuar edhe një tjetër e dhënë: ajo e një ekipi gjithnjë e më shumë argjentinas. Së pari, ardhja e një traineri si Pochettino, pastaj rinovimi i Di Maria i cili, kur u pyet për një nënshkrim të mundshëm të Messit, u përgjigj: “Të luaj me Leo? Po, ndoshta, mendoj se ka shumë mundësi. Gjithmonë dëshiroja të luaja me të, të kisha mundësinë të isha në një ekip dhe ta kisha pranë çdo ditë. Nëse do të mund të luaja me të për një vit, pastaj do të mund të tërhiqesha qetësisht”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *