• |
ide | kryesore

Dhunuan për vdekje 23-vjeçarin, arrestohet person i tretë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar për vrasjen e Mikel Osmanit mesnatën e 29 Gushtit të 2016-s në një lokal në Korçë. Në pranga ka rënë Angel Miçani, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i pronarit të lokalit tallava ku ndodhi ngjarja, Olsi Zyberi dhe truproja i tij Llazar Dine.
Më 29 gusht të 2016, 23-vjeçari Marsel Osmani nga fshati Dishnicë u dhunua barbarisht nga pronari i një lokali me muzikë tallava, Olsi Zyberi. Sherri ka nisur në lokal dhe më pas është zhvendosur në parkimin e lokalit, ku Olsi Zyberi dhe Llazar Dine e kanë qëlluar me levë dhe dru.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *