• |
ide | kryesore

Në qeverinë e Albin Kurtit është edhe një ish-anëtar i kabinetit të Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në qeverinë “Kurti 2” postin e ministrit të Kulturës do ta mbajë Hajrullah Çeku.

Por ai është një emër i njohur edhe në Shqipëri pasi pak vite më parë ka mbajtur një detyrë të lartë në qeverinë e Edi Ramës.

Në vitin 2017 kryeministri Rama e emëroi atë si zv/ministër në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Një vit më pas, në tetor të 2018-ës, Çeku dha dorëheqjen nga detyra për arsye familjare.

Më pas ai u angazhua në politikën e Kosovës pranë Lëvizjes Vetëvendosje dhe tashmë ngjitet në detyrën e rëndësishme të Ministrit të Kulturës.

Çeku njihet në Kosovë për drejtimin e OJQ-së “Ec ma ndryshe” e cila ka qenë aktive në disa lëvizje. ©LAPSI.al

Mashtruesi i OJQ-ve kosovare, zv.ministër i Ramës/ Hajrullah Çeku tentoi të destabilizonte Kosovën...



2 Comments

  1. E atëhere. Do thotë që Rama e Kurti janë njësoj?Mbase!!Kurti është i majtë por Rama nuk dihet ça lloji është.Antishqiptar pa dyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *