• |
ide | kryesore

Video/ Nga Barcelona me mendjen tek Andorra, Ajeti gati të rimarrë kombëtaren: “Nuk kemi ardhur nga pushimet”

-Instant, F1, Sport, Video



Kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar ditën e sotme grumbullimin zyrtar për ndeshjen e parë eliminatore, të vlefshme për Kampionatin Botëror Katar 2022, ndaj Andorrës në transfertë. Nga grumbullimi në Barcelonë, ditën e sotme ka dalë në konferencë për shtyp Arlind Ajeti, i cili rikthehet në skuadrën Kombëtare pas një shkëputje të gjatë. Qendërmbrojtësi nuk e ka fshehur kënaqësinë e grumbullimit në skuadër: “Më ka munguar Kombëtarja jam shumë i lumtur që shikoj përsëri lojtarët dhe stafin. Jemi të gjithë lojtarët që kemi luajtur rregullisht dhe mendoj që kjo është një plus për ne, pasi kemi lojtarë që kanë luajtur në ekipe të mira. Mua më duket se ka kaluar një kohë e gjatë që nuk luaj për Kombëtaren. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer Kombëtarja, ka qenë një grup i mirë, njëjtë si tani”.

Debutimi në kualifikueset e Botërorit për kuqezinjtë do të bëhet në Andorra, një kundërshtar modest, por që në të kaluarën i ka shkaktuar befasi Shqipërisë: “Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Mjafton të kujtojmë ndeshjet e kaluara. Ne e dimë se çfarë na pret. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja dhe te ato që na thotë trajneri”, vlerësoi Ajeti.

Lojtari është gati të japë kontributin e tij në skuadër, për të zëvendësuar Dermakun, që ka rikuperuar nga dëmtimi, por nuk është ende gati për të luajtur në nivele të larta: “Në klubet tonë kemi dhënë maksimumin. Te Kombëtarja luajmë me zemër dhe me shpirt. Duhet të bëjmë mirë ndaj të gjithë kundërshtarëve. Shpresojmë që nga ndeshjet e ardhshme të marrim maksimumin. Nuk kemi ardhur nga pushimet, por jemi stërvitur me skuadrat tonë. Njohja e njëri-tjetrit, e bën më të lehtë, pasi nuk jemi një skuadër e re. Nuk kemi pasur shumë kohë, por mendoj se do ia dalim” përfundoi mbrojtësi.

https://www.youtube.com/watch?v=WaO9EH1bUUM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *