• |
ide | kryesore

Basha: Shqipëria i ka besuar PPP-ve, të cilat kanë një kosto të lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka vazhduar me publikimin e 100 dështimeve të keqqeverisjes Rama.

Në instastoryn e tij, Basha ka postuar një video mesazh ku shpjegon se pse Shqipëria nuk ka përfituar nga fondet e BE-së.

Pyetja e kreut të opozitës është: Cili është vendi i rajonit që ka përfituar më pak nga grantet e konektivitetit të BE-së.

Përgjigja është: Shqipëria, në vend që të konkurojë për fondet komunitare, ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve të cilat kanë një kosto më të lartë.

Kreu i PD duke ju referuar statistikave në lidhje me ketë çeshtje e cilason këtë si një nga dështimet e radhe se kreut të qeverisë Rama.



1 Comment

  1. Nga të dhënat, nuk ka të dhëna që e ka mbaruar shkollën në Utrecht. Edhe në këtë libër ta jepte.

    Edhe në këtë libër ta jepte origjinën. Ai dhe në këtë libër nuk e jep ku e ka mbaruar shkollën, sepse ka pikëpyetje, nëse e ka mbaruar apo jo.

    Ka një periudhë të errët të Lulzim Bashës dhe ç’thotë Lulzim Basha… nuk ka nxjerrë një dokument kur ka ik në Holandë, nuk ka një dokument kur ka mbaruar shkollën.

    Një person i cili ka një periudhë të errët në historinë e vet detyrohet të bëjë një libër, që brenda vetes ka probleme shumë serioze me kronologjinë e ngjarjeve dhe vërtetësinë e tyre…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *