• |
ide | kryesore

EMA nuk u beson rusëve/ Ekspertët europianë do shkojnë të shohin fabrikat e vaksinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjencia Evropiane e Barnave ka konfirmuar se po përgatitet të inspektojë vendet e prodhimit të vaksinës Covid-19, Sputnik V në Rusi. Kjo u deklarua këtë të martë, pas njoftimit të së dielës, nga drejtorja e EMA, Emer Cooke që foli para anëtarëve të komitetit shëndetësor të Parlamentit Evropian.

“Ne po planifikojmë inspektime të vendeve të prodhimit dhe vaksinës në Rusi” – tha ajo. Data e inspektimit do të jetë 10 prilli, siç konfirmohet nga ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko.
Cooke theksoi se Agjencia Evropiane po vlerëson Sputnik V, “në të njëjtën mënyrë siç janë vlerësuar të gjitha vaksinat e tjera (nga prodhuesit) që kanë dhënë informacion. 

Ne mund të vlerësojmë vetëm në bazë të të dhënave që kemi,” – shtoi ajo, ndërsa theksoi se kompania që përfaqëson Sputnik V nuk u është përgjigjur ende pyetjeve të EMA.

 

“Ne jemi të sigurt në një përfundim të shpejtë të vlerësimeve të EMA për vaksinën ruse Sputnik V, pa politizim dhe pa burokraci të tepruara” – tha ambasadori rus në Romë, Sergei Razov.

EMA nuk e ka aprovuar ende vaksinën ruse. Shqipëria ka marrë 10 mijë doza nëpërmjet një dhurate nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato do të shpërndahen për të moshuarit mbi 80 vjeç. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *