• |
ide | kryesore

Trajneri i Portugalisë ‘fsheh’ të ardhmen e Ronaldos: “Nëse më kërkon një këshillë, di c’ti them”

-Instant, Sport



Pas zhgënjimeve në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat, e ardhmja e Ronaldos mban gjithnjë në ankth Juventus. Edhe gjatë pauzës për impenjimet e ekipeve kombëtare. “Nëse do të më kërkojë një këshillë për të ardhmen e tij, gjithmonë do të isha i disponueshëm: me siguri mund t’ja jepja – shpjegoi trajneri i Portugalisë, Fernando Santos -. E njoh shumë mirë, e stërvis që kur ishte 18 vjec, me të kam një raport shumë të mirë, flasim shumë, por gjërat që themi qëndrojnë mes nesh”.

Në grumbullimin e ekipit kombëtar portugez, pra, gojët janë qepur në lidhje me të ardhmen e CR7 në bardhezi. Për momentin, e gjithë vëmendja është përqendruar në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në Katar. “Me klube Cristiano ka fituar gjithçka, pas Kampionatit Evropian 2016; atij i mbetet vetëm të fitojë Kupën e Botës”, shtoi Santos, duke folur përsëri për Cristiano.

E gjithë kjo ndërsa Ronaldo ka shërbyer si Ciceron në Continassa për shokët e tij të skuadrës, duke i mirëpritur në qendrën sportive ku ata do të stërviten për ndeshjen kundër Azerbajxhanit në Allianz Stadium. “Portugalia!”, shkroi CR7 në profilin e tij në Instagram, duke postuar disa foto që e tregojnë atë të buzëqeshur. CR7 mund edhe të ketë gjetur buzëqeshjen me fanellën e ekipit kombëtar, por ka ende shumë paqartësi për të ardhmen e tij në Torino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *