• |
ide | kryesore

Policia e Kosovës arreston grupin që falsifikonte pasaporta dhe dokumente

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka kryer të mërkurën një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar. Prokurorja speciale, Habibe Salihu, ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 persona, derisa tre persona të tjerë ishin arrestuar në muajin tetor të vitit 2020.

Florije Hajra zyrtare e Policisë se Kosovës, tha se personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar, falsifikim të dokumenteve dhe trafikim të njerëzve. Ajo tha se hetimet janë kryer në bashkëpunuar edhe me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL).

“Në të dy këto raste hetimet janë kryer me EUROPOL-in, me Shqipërinë dhe disa shtete të Bashkimit Evropian”, tha Hajra.

Policia tha se operacioni i parë kundër këtij grupi është realizuar më 28 tetor të vitit 2020. Në 12 lokacionet e kontrolluara gjatë të mërkurës, janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe materiale për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, kartela identifikimi si dhe dokumente tjera.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *