• |
ide | kryesore

Rama pyetet për menaxhimin e turmave në kohë fushate: Është çështje fantazie

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas kthimit nga Turqia, në konferencën për mediat nga aeroporti Nënë Tereza, ku njoftoi mbërritjen e 192 mijë dozave të vaksinës Sinovac, kreu i qeverisë Edi Rama u pyet lidhur me çeljen e fushatës elektorale në sheshin Skënderbej, në kushtet kur komiteti, la në fuqi masat ekzistuese anticovid, për moslejimin e grumbullimeve me më shume se 10 vetë.

“Është çështje fantazie. Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar, por nëse këtu jeni 10 dhe 20 m tutje jeni 10 të tjerë kjo nuk përbën shkelje të ligjit, kjo përbën thjesht një aftësi krijuese për të mundësuar që në shesh të jenë më shumë se sa 10 vetë po ndërkohë mos ketë grumbullim”, u shpreh Rama.



2 Comments

  1. 320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë. Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë.

    U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *