• |
ide | kryesore

India ngrin llogaritë bankare të Misionarëve të Nënë Terezës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria indiane ka ngrirë të gjitha llogaritë bankare të Misionarëve të Bamirësisë, urdhri i themeluar nga Nënë Tereza.
Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i Bengalit Perëndimor, në një postim në Twitter, në të cilin e cilëson vendimin si “tronditës”. 

“Ministrja e mori vendimin në ditën e Krishtlindjes.

22,000 pacientët e spitaleve dhe punonjësit e urdhrit kanë mbetur pa ushqime dhe ilaçe. Respektimi i ligjit është thelbësor, por angazhimi humanitar nuk duhet të cënohet”, thotë Banerjee.

Qeveria e Delhi nuk e ka komentuar vendimin.

Në 14 dhjetor, një shtëpi familjare e misionarëve në Gujarat u akuzua se kishin detyruar vajzat atje të mbanin një kryq dhe të lexonin Biblën.

Zyrtari social i qarkut Mayank Trivedi tha për AFP se ankesa e tij bazohej në një raport nga autoritetet e mirëqenies së fëmijëve. Sipas tij, ishin 13 vajzat që u detyruan të lexonin tekstin fetar.

Misionaret e Bamirësisë, e themeluar në vitin 1950 nga e ndjera Nënë Tereza – një murgeshë katolike që jetoi dhe punoi në Kalkuta pjesën më të madhe të jetës së saj dhe fitoi Çmimin Nobel për Paqen – i mohoi të gjitha akuzat.



5 Comments

  1. Gonxhe Bojaxhiu e ashtequajtura Nene Tereza solli ne jete Monstren Fauci qe ka shperndare Koronavirusin!

    1. Kjo misionaria katolike e Papatit, babain e ka patur arumun, nenen sllavo-maqedonase, vet ka deklaruar se eshte shtetase indiane, pleherat ne pushtet, hajdutet e djeshem dhe te sotem, dhunshem, na e shesin kete sherbetore te Papes, per simbol kombetar, nese e quajne “shenjtore”, “nene” le ta mbajne per vete, pune e tyre, ne shqiptaret ose shumica apsolute e shqiptareve, s’kemi nevoje per simbole te rreme, heroje fallse, figura te dyshimta, te fundamentalizmit fetar si puna e Terezes!

  2. Kjo misionaria katolike e Papatit, babain e ka patur arumun, nenen sllavo-maqedonase, vet ka deklaruar se eshte shtetase indiane, pleherat ne pushtet, hajdutet e djeshem dhe te sotem, dhunshem, na e shesin kete sherbetore te Papes, per simbol kombetar, nese e quajne “shenjtore”, “nene” le ta mbajne per vete, pune e tyre, ne shqiptaret ose shumica apsolute e shqiptareve, s’kemi nevoje per simbole te rreme, heroje fallse, figura te dyshimta, te fundamentalizmit fetar si puna e Terezes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *