• |
ide | kryesore

U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë prangosur nga policia e Korçës, pasi u kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Specialistët e Hetimit për Krimet në Korçë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: D. M., 38 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë; G. M., 28 vjeç dhe A. R., 48 vjeç, banues në Durrës.

38-vjeçari D. M., është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar kundrejt shpërblimit me mjetin tip “Toyota”, 9 emigrantë të paligjshëm. Gjatë ndjekjes i është bërë me shenjë të ndalonte, por 38-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ku më pas u kap dhe neutralizua.

Ndërsa shtetasit G. M. dhe A. R., u kapën në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt 1300 eurove në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *