• |
ide | kryesore

Celibashi: Emigrantët s’do votojnë, kamera në çdo qendër për të ndaluar celularët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit të gjithë qytetarët që do të votojnë nuk do t’u lejohet celulari brenda në qendrën e votimit. I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Celibashi tha se për herë të parë në qendrat e votimit do të instalohen kamera vëzhguese, por nuk ndërhyn në zonën ku do të votohet.

“Vota nuk mund të fotografohet. Ne kemi vendosur që qytetari të mos lejohet të futet në qendër me aparat celular. Ta zgjidhë si të dojë, por në qendrën e votimit nuk do lejohet të futet me celular. Në zgjedhjet e shkuara është lejuar, por këto zgjedhje kemi vendosur që të mos lejohet. Gjithashtu për herë të parë do të instalojmë kamera vëzhguese në çdo qendër votimi. Një kamerë që do të monitorojë gjithë procesin e votimit, por jo fletën e votimit” – tha Celibashi.

Celibashi deklaroi se edhe këtë herë emigrantët nuk do të votojnë.

“Emigrantët nuk do të jetë e mundur të votojnë në këto zgjedhje. Janë rreth 3500 emigrantë që kanë deklaruar vendbanimin dhe as për ata nuk arritëm të gjenim një alternativë. Ishte varianti i postës, por sa kohë ne nuk kaluam hapin e parë atë të modialiteteve të regjistrimit të kërkesave nuk mund të bëhet. 

Kur kam marrë këtë detyrë kam menduar se do ishte një numër prej qindra, mijërash, por kur hyra aty pash që nuk e kemi Diasporën. Pash që nuk ishte e regjistruar. Institucionet duhet ta kishin bërë këtë punë më mirë dhe ta kishin nisur më herët” – tha ai. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Mos i lejoni me votu,,, por ta dini ata emigrant qe jane jashte, ata kan permirsuar jeten e tyre dhe ju mungon identiteti i tyre shqiptar,,, ate qe jau hoqet ju duke i larguar,,,,ata do bashkohen dhe do ju rrezojne juve kasten 30 vjecare qe roberuat vendin

  2. Ske turp o Celibash or legen. Emigrantet te mbajne gjysmen ekonomise.Ato ministrite i rikonstruktoni cdo vit po investime ne sistem per te rregistruar emigrantet nuk beni.Ti nuk ruaje dot gruan o cope mishi le te besh hajer per te tjere.

  3. Ore TALEBAN,o MASKARA, o ANTIDEMOKRAT kush je ti qe na e heq te drejten e votes. Jemi shqiptare qe punojme e sakrifikojme per te mbajtur familjet tona me buke qe qeveria jote o Taleban ja ka mohuar. O QELBESIRE je ne ate pozicion(qe mos qofsh) per ta zgjidh kete problem e jo per te na mohuar te drejten e votes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *