• |
ide | kryesore

Kosovë/ 860 raste të reja dhe 6 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 860 raste të reja.

IKSHPK njofton se  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 860 raste pozitive.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid.

86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.106.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *