• |
ide | kryesore

Kosova regjistron 13 të infektuar dhe asnjë jetë të humbur në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste pozitive për Covid-19 nga 2.628 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi në raportimin ditor të rasteve se humbje jete për sot nuk ka.

Sot janë shëruar 6 qytetarë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016. Në total numri i rasteve aktive është 350.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.

Në total numri i rasteve aktive është 350″, njofton IKSHPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *