• |
ide | kryesore

Kush janë personat që shkaktuan mos besim për vaksinat anti covid

-Instant, F1, Paparazzi



Nëse shihni dikë në rrjete sociale duke shpërndarë informacion të gabuar për vaksinat e Covid-19, mundësitë janë që këto gënjeshtra të vijnë nga një prej dymbëdhjetë personave. Po, është e vërtetë, vetëm dymbëdhjetë individë.

Një raport i ri nga Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale dhe Vëzhgimi për Anti-Vaksinat zbuloi se deri në 65% e “përmbajtjes anti-vaksinë” në Facebook dhe Twitter buronte nga dymbëdhjetë influencers brenda lëvizjes anti-vaksinë.

Raporti u përqëndrua në këto dymbëdhjetë llogari pas një analize të përmbajtjes që u shpërnda dhe postua në Facebook dhe Twitter 812,000 herë midis 1 shkurtit dhe 16 marsit. Vetëm në Facebook, përmbajtja nga këta individë, të cilën raportet e quajnë si “Duzina e Keqinformimit”, përbën 73% të të gjithë përmbajtjes anti-vaksinë të postuar ose shpërndarë në platformë në dy muajt e fundit.

Duket e pabesueshme, por shkaktarët për mosbesimin ndaj vaksinave

JOSEPH MERCOLA

Ndikuesi më i madh anti-vaksinë në rrjetet sociale, sipas raportit, është Joseph Mercola. Mercola është një promovues i mjekësisë alternative i cili drejton një biznes miliona-dollarësh që shet trajtimeve dhe shtesave dietike. Kohët e fundit Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) i dërgoi Mercola-s një paralajmërim për trajtimet e tij false për Covid-19.

Duket e pabesueshme, por shkaktarët për mosbesimin ndaj vaksinave

ROBERT F. KENNEDY, JR. KENNEDY

Një tjetër fajtor kryesor është Robert F. Kennedy, Jr. Kennedy, nipi i John F. Kennedy. Ai ndoshta një nga ndikuesit të profilit më të lartë në komunitetin anti-vaksinë. Muajin e kaluar, Instagrami e bllokoi atë për shkeljen e politikës së keqinformimit të vaksinës. Pavarësisht kërkesave për ta bllokuar atë nga Twitter dhe kompania mëmë e Instagram, Facebook, llogaritë e Kennedy mbeten aktive në këto rrjete sociale.

Përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale në “Duzina e Keqinformimit” përfshijnë Ty dhe Charlene Bollinger, Sherri Tenpenny, Rizza Islam, Rashid Buttar, Erin Elizabeth, Sayer Ji, Kelly Brogan, Christiane Northrup, Ben Tapper dhe Kevin Jenkins.

Ndonëse Facebook dhe Twitter janë zotuar për të ndaluar përmbajtjen anti-vaksinë dhe përdoruesit që përhapin keqinformim rreth vaksinave, shumica e këtyre dymbëdhjetë përdoruesve kanë llogari aktive në Facebook, Twitter dhe Instagram. Sipas raportit, të gjithë ata kanë një llogari aktive në të paktën një nga këto platforma.

Teksa vaksinat e koronavirusit kanë filluar të përhapen gjatë këtyre muajve të fundit, përmbajtja anti-vaksinë ka vazhduar të rritet, gjë që është shqetësuese.anabel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *