• |
ide | kryesore

Armando Broja injoroi Anglinë për Shqipërinë: ‘Ishte një vendim i lehtë”

-Instant, Sport



Anglia do të përballet me Shqipërinë të dielën për kualifikueset e Kupës së Botës me një detaj shumë interesant: do të gjejë Armando Brojën, sulmuesin e lindur në Slough, por të rreshtuar me kundërshtarët. 19-vjecari është një prespektivë e madhe e Chelsea, luan në huazim tek Vitesse, por ndihmon Shqipërinë në ëndërrën për tu kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Armando Broja gjithësesi e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë pishman që snoboi Anglinë. 19 vjecari është një nga talentet më premtues për londinezët e pas një sezoni prolifik, atë 2019-20 në akademinë e Blues, fitoi huazimin tek hollandezët e Vitesse ku vazhdon të shënojë.

Broja ka lindur në Slough dhe mund të ishte bashkuar me ushtrinë e talenteve të rinj që trokisnin në derën e Gareth Southgate. Në vend të kësaj, ai po synon ti shkaktojë një shqetësim të madh në Tiranë kur Anglia të vizitojë të dielën kryeqytetin shqiptar. Sulmuesi i Chelsea ka lindur në Slough por prindërit e tij janë shqiptarë, gjë që ndikoi shumë në vendimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *