• |
ide | kryesore

Flet biznesmeni që i dogjën bujtinën: Është e qëllimshme, më shkaktuan një dëm prej 3 milionë eurosh

-Instant, Lajme, Të fundit



Biznesmeni Gëzim Olaj e konsideron një akt të qëllimshëm djegien e bujtinës së tij në afërsi të Thethit. Ai deklaroi se nuk e di se kush fshihet pas ngjarjes, por nuk e përjashton mundësinë që të jetë bërë për çështje konkurrence, shkruan Panorama.com

“Kam ardh nga Londra për të investuar. Është i qëllimshëm sepse e kanë djegur më benzinë bujtinën time. S’kam pas probleme dhe as përplasje me kënd dhe nuk e di kush mund ta ketë bërë. Mund të jetë bërë edhe për çështje konkurrence, por për momentin nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jenë autorët. Dëmi që më është shkaktuar kap vlerën 3 milionë euro përafërsisht, sepse më kanë djegur gjithçka që kam patur, lokalin e vjetër dhe ndërtesat e reja që janë bërë dhe ato që ishin në ndërtim e sipër”, u shpreh ai.

I vihet flaka gjatë natës bujtinës në afërsi të Thethit/ Pronari ishte kthyer nga Anglia, 3 milionë euro dëme

Një bujtinë është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe.  Buni i Bajraktarit ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit, dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro.

Bujtina e djegur është në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj, që ka ardhur nga Anglia për të investuar.

Investimi ishte në fazën e fundit, por papritur mbrëmë persona të paidentifikuar i kanë vënë flakës bujtinës. Sipas burimeve djegia është bërë me benzinë gjatë orëve të natës.



10 Comments

  1. se po i blejne moterqirat e djathte dhe te majte te parlamentit me ne krye tomen, token, repartet ushtarake etj per 5 leke cfare eshte shteterore qe tua marrin ato pese leke nga turizmi banoreve autoktonas.

  2. sa leke ka marre suvencion nga shteti ky, nga keto 5mil Eurot ??
    Sa kane marre banoret e zones ??
    Si prishet konkurenca ?
    Po pronar i pronave te shtetit kush eshte bere andej ? Gjejeni pra gazetare e do ta kuptoni ate qe ndodh dhe ta mesoni kush dhe pse jua ka djegur ?
    Mua me duket llogjike e thjeshte 1
    Arrestoni gjithe banoret ndryshe !!

    1. Po te kishe llogjik ti …
      Se pari pronari thote kam investu 3M €, ti nga i gjete 5M€ apo 2 i shtove vet?
      Fakti se pronari thote 3M nuk do te dhote se ka investu realisht 3M, ne gjykimin tim max 0.4-1M€. Shumica e banoreve te Thethit jane kafshe ne kuptimin e plote te fjales, ato shesin dhe femijet (gocat) e tyre per 5 Lek e jo me te demtojne konkurencen.
      Une nuk e njof nga afer kte qe ka pas kto shpiat po di qe nuk i ka bo te gjitha menjehere, i ka bo cik e nga cik, ka mbi 5-6 vite qe i nderton 1 e nga 1.
      etj etj …

  3. Sikurse mund të shihni edhe nga pamjet video, teksa një qytetare iu drejtua kreut të PD Lulzim Basha për ta takuar, ka ndërhyrë menjëherë ish-deputetja Albana Vokshi e cila ia ka hequr me forcë dorën.

    Vokshi ia ka mbajtur duart të shtrënguara qytetares deri në fund, kur Lulzim Basha vendosi që të lëvizë në një takim tjetër.
    Banda operative e Klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave qe udhehiqet nga banditi ordiner salih karaxhic berisha,ketu kerkojini keta qe ta dogjen bujtinen

    1. I paemer i ores 15:34. Para se te flasesh per shefin tend te mrekullueshem, e sqaron dot se ku i mori 3 milione eurot per investim zoteria. Sepse sado te kete qene ne mergim, te vesh menjane 3 milione euro per te bere investim duhen disa breza. Flas per pune te ndershme natyrisht. Por meqe i paemri i ores 15:34 fillon e akuzon pa patur asnje prove, cdokush mund te thote se zoteria qe po ndertonte bujtinen, mund t’i kete parate e dikujt tjeter qe nuk do qe te dale ne skene. Ky dikushi tjeter qe nuk del ne skene mund te jete ndonje qeveritar qe nuk ka lene gje pa vjedhur dhe po mundohey te pastroje parate e korrupsionit. Eshte nje mundesi apo jo? Askush pervec organeve hetimore nuk mund ta thote prejardhjen e 3 milione eurove prandaj me kete deklarate te demit ne kete vlere, dikush duhet te hetoje se nga vine keto para. Vetem kryeministri qe ka ndenjur 4 vite ne France ka arritur qe te bleje toke e te beje shtepi me leket e kursyera, emigrantet e tjere e kane patur te veshtire te bejne gjera te tilla.

  4. Do kete folur ndonje fjale kunder qeverise ose ka refuzuar te sponsorizoje per fushaten e PS. Se vetem banditet e lidhur me pushtetin guxojne te bejne te tilla gjera

  5. Nuk të vjen tjetri të djeg kot.Dikë ka shkelur ky zotëria.O ka shkelur mbi pronën e tjetrit o ska paguar haraçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *