• |
ide | kryesore

Nga sot do të flemë 1 orë më pak, ndryshon ora

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



E diela e fundit e këtij muaji ka shënuar edhe ndryshimin e orës, duke i lëvizur akrepat 1 orë para. Mëngjesi i së dielës në orën 2:00 bëri që akrepat të ecin “artificialisht” 1 orë para, duke shënuar kështu direkt orën 3:00 të mëngjesit.

Kështu, për një pjesë të mirë të njerëzve, ky ndryshim i orës, u ka marrë 1 orë gjumë në mëngjes dhe ua ka dhuruar në mbrëmje. Ndryshimi i orës bëhet në këtë të dielë të fundit të marsit për të na falur më shumë dritë.

Ndryshimi orës ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend dhe do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore.

Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, që në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *