• |
ide | kryesore

Rrugët e Bulqizës “pushtohen” nga ujërat e zeza, rënia e temperaturave i ktheu në pista akulli

Lajme, Të fundit



Ndryshimi i temperaturat nën zero përveç të ftohtit ka sjellë problematika të tjera për banorët e Bulqizës. Prania e ujit ka bërë që rrugët e lagjes së re të qytetit të Bulqizës të jenë të paqarkullueshme pasi uji ka ngrirë.

Qytetarët shprehen se shkak i kësaj situate është prania e ujërave në sipërfaqe. Ata thonë se punimet që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ujërave të ndotura në këtë lagje, kanë bërë që të ketë prani të ujit në sipërfaqe. Ata kërkojnë që të merren masa sa më parë për eliminimin e këtyre ujërave, pasi temperaturat e ulëta do të vijojnë dhe prania e akullit i rrezikon.

Situata në këto rrugë përkeqësohet akoma më shumë kur ka reshje shiu. Por sipas banorëve shiu nuk është i vetmi faktor pasi edhe prania e ujërave të zeza sjell këtë problematikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *