• |
ide | kryesore

“Nuk duhej ta bëja”: Gjimshiti ende nuk e beson gabimin në golin e dytë

-Instant, Sport



Nuk mjafton të bësh një perfomancë positive për të dalë kokëlartë nga stadiumi. Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, gaboi te goli i dytë i Anglisë, duke iu dhuruar topin kundërshtarëve, që u shfrytëzua saktësisht nga Mount. Qendrori i Atalantës shpreh keqardhjen në konferencën për shtyp për gabimin e bërë, në një kohë që sipas tij po “i përballonim mire”.

“Vështirë, sigurisht që po, i gjithë ekipi vuajti. Luajnë në nivele të larta dhe besoj që gjithë Anglia ishte në nivel të lartë. Rrezikova shumë te goli i dytë me atë pasim, nuk duhej” analizoi mbrojtësi, që ishte në markaturë ndaj Kane: “Një sulmues me shumë cilësi si Kane, e ka treguar veten. Nuk është hera e parë që përballem me sulmues të këtij niveli. Në këto ndeshje, çdo gabim e paguan me sulmues të këtij niveli”.

Gjimshiti nuk hedh poshtë mënyrën e përqasjes së ndeshjes, edhe në fund kuqezinjtë nuk goditën asnjëherë kuadratin e portës së Pope: “E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen. Patëm një rast me Hysajn dhe Uzunin që për pak mund të shënonim dhe mund të ndryshonte loja. Fusha nuk ishte aq e mirë, ishte shumë e lartë, duhet të luanim me topa të gjatë”, përfundoi Gjimshiti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *