• |
ide | kryesore

Një tjetër tatuazh në trupin e Justin Bieber

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber është një ndër artistët që numëron më shumë tatuazhe në trup. Së fundmi ai ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e tij, që ne nuk do na i merrte mendja kurrë se mund ta bënte.

Këngëtari ka bërë tatuazh një pjesë në pjesën e qafës dhe shumë mendojnë se ja dedikon këngës së tij “Peaches” nga albumi i fundit “Justice”. Tatuazhin e ri e zbuloi vetë Justin përmes një fotografie të publikuar në Instagram. Edhe pse ndjekësit e tij e komplimentuan për tatuazhin e ri, komenti i nënës së këngëtarit ishte epik dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“A nuk ke mjaftueshëm?”, ka shkruar nëna e artistit shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Pak para se të bënte këtë tatuazh, Justin u shpreh në një intervistë se nuk do të bënte më tatuazhe në duart e tij.

“I premtova vetes se nuk do të bëja më tatuazhe në duart e mia, kështu që mendoj se nuk do të bëj më tatuazhe në duar”, u shpreh këngëtari.

Edhe gjatë vitit që lamë pas ai tha se kishte mbaruar punë me tatuazhet në qafë dhe se nuk do të bënte më. Këngëtari tregoi se kjo ishte një kërkesë e Hailey Bieber, por siç duket këngëtari nuk e ka mbajtur fjalën dhe nuk ja plotësoi dëshirën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *