• |
ide | kryesore

Video/ Fitoi aty ku Italia nuk kishte arritur kurrë, Mancini ekzalton të tijtë: “Bravo, por duhet të bëjmë më shumë gola”

-Instant, Sport, Video



Roberto Mancini duartrokit Italinë e tij pas fitores 2-0 ndaj Bullgarisë, në një fushë ku historikisht të kaltrit nuk ja kishin dalë kurrë: “Ndeshjet janë të gjitha të vështira, veçanërisht kur përballeni me skuadra si Bullgaria që qendrojnë të gjithë prapa. Derisa të shënosh golin e parë dhe ta thyesh, loja është e vështirë”. Trajneri i ekipit kombëtar Italian megjithë ecurinë spektakolare nuk është akoma I kënaqur: “Ne ishim mire, duke kërkuar edhe golin e tretë, nuk mendoj se të tjerët fitojnë 7-8 me 0. Është e qartë se ne e dimë që diferenca e golave është e rëndësishme, por shpresojmë ta mposhtim Zvicrën në ndeshjen direkte”.

“Lojtarët janë pak të lodhur, ne pothuajse kurrë nuk kemi rrezikuar prapa, përveç kur gabojmë vetë, por pasi kemi krijuar kaq shumë raste shënimi”, vazhdoi Mancini. “Locatelli kishte luajtur mirë edhe në Parma, por ndodhin gabime. Sensi gjithashtu bëri shumë mirë”, përfundoi ai.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *