• |
ide | kryesore

Video/ Mancini te tifozët me flamurin e Lazios me një mi, plas sherri pas derbit: “Nuk doja të ofendoja askënd”

Sport
Mancini



Roma fitoi 1-0 dhe, me tensionin e lojës në rritje në pjesën e dytë, në fishkëllimën e fundit plasi sherri mes lojtarëve verdhekuq dhe atyre bardhekaltër. Sapo dy skuadrat u larguan nga njëra-tjetra, Mancini, autori i golit të fitores, i udhëhoqi shokët e skuadrës nën sektorin Sud për të festuar. Pastaj nisën talljet, me mbrojtësin e verdhekuqve që mori nga ultrasit një flamur bardhekaltër me një mi të zi në qendër dhe e tundi për disa sekonda përpara se t’ua kthente tifozëve.

“Derbi i fituar pas një kohe të gjatë, ishte i dhjeti për mua dhe më mungonte goli. Unë jam njeriu më i lumtur në botë”. Pas festës në fushë, Gianluca Mancini u ekzaltua edhe në mikrofonat e Dazn: “Fitorja është për tifozët tanë, nuk kishim fituar prej kohësh, ata e meritojnë sepse kanë qenë gjithmonë me ne edhe kur dolëm nga Kupa e Italisë. Goli të bën të lumtur, por e rëndësishme ishte fitorja. Unë do ta mbaj fanellën e sotme përgjithmonë. Këto janë tre pikë speciale, por tani nuk duhet të dorëzohemi, sepse kemi një muaj shumë intensiv përpara nesh”, shtoi ai.

IMMOBILE: “KA MËNYRË E MËNYRË PËR TË FESTUAR”

Ciro Immobile reagoi në lidhje me turbullirat në fund të ndeshjes, duke shpjeguar se “në fund pashë pak kaos, gjëra për derbi. Ka mënyra e mënyra për të festuar. Ka nga ata që e bëjnë me stil dhe nga ata që e bëjnë me më pak, por këto janë këndvështrime”.

mancini

NDJESA E MBROJTËSIT MANCINI

Mancini, i intervistuar në kanalet zyrtare të Romës, më pas kërkoi falje për festimin e tij nën sektorin Sud: “Nuk doja të ofendoja askënd, festova me tifozët e mi. Mund të ketë pak eufori, këto janë ndeshje intensive. Mora flamurin e parë që më dhanë, por këto janë gjëra që fillojnë dhe mbarojnë aty. Pa treguar mungesë respekti për askënd, kërkoj ndjesë, thjesht doja të festoja me tifozët”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Radio Romanista (@radio_romanista)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *