• |
ide | kryesore

Emma Stone zbulon gjininë e fëmijës

-Instant, Paparazzi, Slider



Emma Stone është bërë nënë për herë të parë para pak ditësh. Aktorja e njohur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dave McCary. Lajmin e ardhjes në jetë të babushit e ka bërë të ditur TMZ përmes burimeve pranë aktores.
Në fakt sipas TMZ, fëmija ka ardhur në jetë në 13 mars në Los Angeles. Sw fundmi një burim ka konfirmuar gjininë e foshnjës së tyre.

Aktorja 32-vjeçare, fituese e çmimit Oscar mirëpriti një vajzë, konfirmoi një burim për revistën “People”.
Për herë të fundit Emma është parë muajin e shkuar në Los Angeles dhe dukej shumë elegante, por shumë gati për të sjellë në jetën fëmijën e saj.
Lajmet për shtatzëninë e saj qarkulluan në mediat e huaja që në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa “Dailymail” më pas publikoi në fillim të këtij viti foto të aktores me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu zërat.
Çifti i famshëm e bëri publike fejesën dhjetorin e vitit 2019, përmes një postimi në rrjete sociale, ku Emma tregonte unazën e diamantit. Dyshja kishin menduar të martoheshin që në mars, por i shtynë planet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por në muajin maj, Stone e zëvendësoi unazën e fejesës me një tjetër më të thjeshtë në ngjyrë floriri, diçka që i bëri fansat të dyshonin për martesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *