• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut/ 32 viktima dhe mbi 1500 pozitivë në 24 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për të dytën ditë radhazi Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish shifra rekord të viktimave nga Covid.

Në 24 orët fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 32 pacientë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3781 humbje jete.

Autoritetet gjithashtu raportojnë se nga 4445 teste të realizuara, 1511 persona kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë 587 pacientë janë shëruar nga koronavirusin në 24 orët e fundit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *