• |
ide | kryesore

“Do sigurojmë votimin elektronik”/ PD thirrje emigrantëve: Ejani votoni, Rama mashtroi dhe nuk jua siguroi dot të drejtën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kur na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë votën e emigrantëve.

“Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë”, shkruhet në deklaratën e PD-së.

Sipas Partisë Demokratike, Rama përdori emigrantët dhe diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike

“Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë”, thuhet në deklaratë.



2 Comments

  1. ky eshte kulmi !! ..
    Ketej bene cmos qe mos te aprovohen procedurat per votimin e emigranteve , biles dhe KQZ, e tha troc se PD nuk eshte ne favor te votimit te emigranteve, ketej dalin tani dhe i bien klarinetes qe PS beri qe te deshtoje votimi i emigranteve.
    O lapsi nxirrni pak nga arkiva juaj lajmet e je me larg se 3 javeve te fundit per kete ceshtje dhe do shikoni se kjo deklarata e sotme e PDs eshte per ata persona qe kane kujtese shume te shkurter.

  2. ”’ DO SIGUROJME VOTIMIN ELEKTRONIK ”’
    Votimi elektronik eshte siguruar. Dje KQZja beri thirrje te gjitha subjekteve eletroale te dergojne njerzit e tyre te testojne kete sistem elektronik per te pakten 10 dite. Pra per 10 dite cdo parti ka te drejte dergoje aq njerez sa e mendon ajo te testojne aparaturat elektronike. .
    Keta nuk dine cfare thone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *