• |
ide | kryesore

Rikthehet linja e Ekuadorit/ Pranga Selim Çekajt, babai i të arrestuarit për 600 kg kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arbër



Linja e trafikimit të lëndëve narkotike nga Ekuadori drejt Shqipërisë përmes kontejnerëve të bananeve është rikthyer në vëmëndjen e policisë sot përmes një operacioni ku u sekuestruan 49 kg kokainë. Në pranga ka përfunduar administratori i firmës që posedonte kontejnerin Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt me qendër në Maminas, i arrestuar po për drogë. Arbër Çekaj është pronari i kompanisë Arbëri Gardën që solli nga Amerika Latine rreth 600 kg kokainë dhe sot është dënuar në burg.

Pas skanimit të kontejnerit të ardhur nga Ekuadori me bananet ka rezultuar me pullë të kuqe dhe autoritete doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj, administrator i firmës ECOALMAX, e hapur në 20 mars 2018, nuk ka pranuar që ajo të futej në magazinë duke thënë se ai ka porositur vetëm bananet. Kjo ka bërë që autoritete të hapin kontejnerin aty ku ishte duke zbuluar drogën e llojit kokainë.

Kokaina ishte e ndarë 31 pako në vendosura në kolonat e jashtme të kontejnerit të bananeve. Selim Çeka nuk ka pranuar që të ishte autori i saj duke thënë se ai është tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën.



1 Comment

  1. Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale.Nje nga anteret e rendesishem të klanit Famekeq të Trustit të Geshtenjave qe meet me vrasje politike,krim,prostitucion,kercenime,emigracionin ilegal me antare të bandes nga spiunet e sigurimet shqiptar dhe atij serb UDB ku ky Biberaj ka nje rol kryesor,pse nuk foli ky biberaj qe salih karaxhic berisha per 20 vjet edhe brigadieret e puntore e i caktonte vete,200 prokurore e gjygjtare të salihut jane larguar nga Vetingu qe po zhvillojne amerikanet qe e ushqejne kete antar të bandes se ketij Trusti mafioz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *