• |
ide | kryesore

Gjesti prekës i Chrissy Teigen për djalin e saj Jack

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen ka folur së fundmi për revistën ‘People’ rreth jetës së saj personale.

Chrissy ka rrëfyer se pas humbjes së djalit të saj Jack, ajo dhe John dëshirojnë që  në të ardhmen të kenë shumë fëmijë dhe se shpreson t’i ndihmojë njerëzit e tjerë që kanë përjetuar situata të ngjashme.Gjithashtu Teigen zbuloi gjestin prekës që cifti ka bërë për të përkujtuar djalin,Jack.“Ne po ndërtojmë një shtëpi të re dhe do të mbjellim një pemë. Arsyeja është që unë doja që hiri i Jack-ut të ishte në atë tokë dhe të ishte me ne gjatë gjithë kohës, të rritet përmes gjetheve të bukura, të ishte gjithmonë një pjesë e jona. Ai nuk ishte vetëm një moment në kohë. Ishte i vërtetë për ne, e donim shumë.“, u shpreh ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *