• |
ide | kryesore

Anglia nis hapjen: 8.000 spektatorë në Wembley për finalen e Carabao Cup, 21.000 për atë të FA Cup

-Instant, Sport



Futbolli anglez po përgatitet të përqafojë përsëri tifozët e tij. Në finalen e Carabao Cup mes Tottenham dhe Manchester City, të planifikuar në Wembley më 25 prill, do të pranohen deri në 8,000 spektatorë, me një pjesë të biletave të destinuara për tifozët e dy klubeve dhe një pjesë të rezervuar për banorët dhe stafin e NHS, sistemi shëndetësor britanik. Kjo u njoftua nga Liga Angleze e Futbollit, e cila organizon kompeticionin, duke e quajtur ngjarjen “një moment historik të rëndësishëm”.

Një javë nga finalja e Carabao Cup, më 18 prill, stadiumi londinez do të presë 4,000 tifozë për gjysmëfinalen e parë të FA Cup mes Leicester dhe Southampton, ndërsa më 15 maj numri do të rritet në 21,000 me rastin e finales. Bëhet fjalë për një hapje graduale e një numër në rritje të shikuesve gjatë një muaji, në mënyrë që të vlerësohet ndikimi i këtyre rihapjeve në situatën epidemiologjike, në një vend ku më shumë se 50% e të rriturve kanë marrë tashmë të paktën një dozë të vaksinës anti Covid. Do të ketë 9 ngjarje në total, mes sportit e spektaklit, që do të hapen pjesërisht për publikun në javët e ardhshme në Angli: një lloj “eksperimenti i parë”, me shpresën për të qenë në gjendje të kthehen në normalitetin e plotë në verë, në funksion të Kampionatit Evropian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *