• |
ide | kryesore

Ekzekutohet në atentat “i forti” i Shkodrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekzekutohet me armë zjarri një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shkodër dhe veriun e vendit.

Bardhok Plani, u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij në unazën e qytetit.
Polica ndodhet në vendngjarje, ndërsa afër vendit ku ka ndodhur krimi është konstatuar një automjet duke u djegur.

Bardhok Plani është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Emri i tij u bë i njohur kur u akuzua ish-deputeti Mark Frroku se e kishte strehuar atë kur ishte në kërkim nga policia për trafikimin e drogës nëpërmjet Lagunës së Vilunit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *