• |
ide | kryesore

Basha: Deri tani kemi bërë 50 kallëzime për zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita nuk do të lejojë që të manipulohet vota e 25 prillit. Ai tha se kushdo që do të prekë votën do të përgjigjet përpara ligjit.

“Në prokuroritë e rretheve kemi bërë rreth 50 kallëzime elektorale, shumë prej tyre për krime elektorale. Në SPAK deri dje kemi bërë 19 kallëzime të lidhura këto me shkelje elektorale.

Do të vijë kur Shqipëria do të çlirohet nga regjimi i korruptuar i Ramës.

Dokumentet janë aty dhe nëse do të përpiqen të arratisen, unë kam një rekord ekstradimesh si ish-Ministër i Brendshëm, nga Zelanda e Re në Stokholm.

Nuk do të shpëtojë askush që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve edhe në kohën e pandemisë dhe të tërmetit” – tha Basha në Syri Tv. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *