• |
ide | kryesore

Kritikoi qeverinë, shkarkohet nga puna një tjetër mjek

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër mjek është pushuar nga puna pas qëndrimeve kundër që ka mbajtur ndaj politikave shëndetësore të maxhorancës. Mjeku i shkarkuar nga puna është Sinan Manjani që shërben në qendren shendetesore 10 ne Tiranë. Lajmin për largimin nga puna e ka dhënë vetë Manjani në një postim në Facebook.

“Të dashur miq, dhe të afërm kolegë dhe të nderuar pacientë, pas 27 vitesh pune, më pushojnë nga puna për bindje politike” – shkruan ai.

Rasti i mjeku Manjani duhet se është i ngjashëm me atë të mjekut Ilir Allkja, i cili u pushua disa muaj më parë nga puna si mjek në QSUT, për shkak të qëndrimeve të tij në kundërshtim me politikat shëndetësore të qeverisë.



8 Comments

  1. Rri urte e mos bej ze, se dikur perfundonin ne Spac e Burrel per aqe gje. Keshtu e meritoni ju

    shqupsa qe hidhni vrere mbi qeverine dhe udheheqesin e dashur te partise, e te popullit.

    Poshte shqupi, poshte koalicionet anti-rilindje , rrofte AY atje lart ne qiellin qeveritAR..

  2. Mjeku ka punë edhe kur del në pension, pasi sherbimi i tij është humanitar. Edi Rama njësoj si Mbretëresha, tek ” Liza në Botën e Çudirave”, kur thotë: “Në fillim dënimi pastaj gjykimi”. Pasi Liza e kundershton dhe Mbretëresha i kërkon të mbylli gojën, por Liza trime nuk i bindet, ajo-Mbrtëresha urdhëron ti pritet koka por Liza i pergjigjet:
    “Kush ta var ty? Ju s’jeni veçse një tufë letra bixhozi!” EDHE TI RAMA SI NANO JE NJË COPË LETËR BIXHOZI E PËRDORUR SHUMË!

  3. Shikoni ne YouTube emisionin stop te dates 26 tetor 2020, se mund te kete arsye te tjera per shkarkimin e doktorit.

  4. Pse të meret me politikë??Po Rama i kandidoi mjekët!!!!Dmth një mjek që përpiqet të thotë atë që mendon për një problem jo politik meret me politikë!!!Mëndësi komuniste.Të dënonte për fjalën e lirë.Pra ky është shteti neokomunist i Ramës.Diktaturë.

  5. te pregaditet nje mjek duhet 16 deri 20 vite Shkolle , duhet te jene me rezultatete shkelqyera ne te gjitha nivelet dhe keto me lehtesine i hedhin ne rruge .
    Mjeket jane asete te shoqeris duhen respektu dhe perkrah , po nje shoqeri qe ngrin ne nivele me te larta hajdut , injorant , zaptuesa , drogaxhi , eshte shoqeri pa te ardhme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *