• |
ide | kryesore

Ministri malazez rrezikon shkarkimin pasi mohoi gjenocidin e Srebrenicës

-Instant, Lajme



Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic  ka kërkuar shkarkimin e ministrit të drejtësisë pas deklaratave të tij rreth gjenocidit të Srebrenicës në 1995 dhe i kërkoi parlamentit të mbështeste mocionin.

Vladimir Leposavic, ministri i drejtësisë, muajin e kaluar vuri në dyshim legjitimitetin e gjykatave ndërkombëtare, të cilat vendosën që masakra e Srebrenicës, ku humbën jetën 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës përbënte gjenocid.

Shumë politikanë serbë  e kanë mohuar vazhdimisht se masakra e Srebrenicës përbente gjenocid. Në 2017, gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë burgosi ​​komandantin serb të Bosnjës të kohës së luftës Ratko Mlladiç për masakrën e Sebrenicës.

Parlamenti prej 81 vendesh i Malit të Zi, në të cilin koalicioni i Krivokapiç ka një shumicë të pakët, duhet të votojë mbi shkarkimin e Leposavicit në ditët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *