• |
ide | kryesore

A do të pranojë PD rezultatin e zgjedhjeve/ Përgjigjet Lulzim Basha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, para disa ditësh, në një bisedë virtuale me përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare, bëri thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe pranim të rezultatit të tyre, pavarësisht kush shpallet fituesi.


Kjo pyetje, iu bë kryedemokrati Lulzim Basha në studion e “Real Story dhe Basha u përgjigj se të gjitha kërkesat e partnerëve do të zbatohen, por shtoi se më 25 prill, shqiptarët do të kërkojnë ndryshimin.


“Pa pikë diskutimi bejtja jonë për standardet zgjedhore, mesazhet e Palmer, e Kim, konvergojnë në një pikë, Shqipëria duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, është mundësia e fundit për të kapur trenin Evropian. Zgjidhjet do të vijnë për shqiptarët, ju garantoj që më 25 prill me daljen masive të shqiptarëve më 25 prill, nevojën e shqiptarëve për ndryshim, ndjesia që 4 vite më shumë se këto tetë vite është shkatërrimtare, siç është dhe shpresa që ne e kemi fuqinë të ringrihemi dhe të ecim përpara. Unë do e bëj këtë si kryeministër i përgjegjshëm. Angazhimet e këtij plani, që mundësojnë hapjen e Shqipërisë drejt Evropës, nëse këto angazhime nuk përmbahen, nuk kërkoj mandat të dytë”, – tha Basha.

3 Comments

    1. “Sikur kishte dalë të bëjë fushatë” ????????
      Po çfarë duhet të bëjë Basha që ta heqë mërzinë tënde ?
      Të bëjë karagjozllëqe si Rama ?

  1. “Sikur kishte dalë të bëjë fushatë” ????????
    Po çfarë duhet të bëjë Basha që ta heqë mërzinë tënde ?
    Të bëjë karagjozllëqe si Rama ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu