• |
ide | kryesore

Shehi: Vjedhja e të dhënave nga PS si “Big Brother” që na sheh brenda shtëpisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kanë qenë të shumta reagimet pa publikimit nga lapsi.al të skandalit se si Partia Socialiste në pushtet përdor të dhënat personale të qytetarëve duke shfrytëzuar portalin shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve. Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie.


“Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.


Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, – u shpreh Shehi.

5 Comments

  1. Mirë e ka Dashi por problemi është se cila prokurori do ta hetojë Ramën ?
    Ka dy vite që në qendër të diskursit në mediat shqiptare lidhur me “reformën në drejtësi”, fjjala “SPAK” është bërë më e përdorura.
    SPAK-u dë të bëjë këtë e do të bëjë ate.
    SPAK-u do të arrestojë këtë e ate.
    Po kush është shefi i SPAK-ut ?
    Shefi i SPAK-ut, nuk është “aspaku”, po është z. Kraja, një ish hetues i diktaturës enveriste, që në vitin 1990 arrestoi disa shqiptarë me akuzën se paskëshin bërë krimin e madh , duke e kritikuar komunizmin.
    Nga investigimi i skandalit të fundit të kësaj qeverie, rezulton se E-Albania e Ramës, e ka llogaritur Krajën si votues të PS.
    As ka pasur fare nevojë PS që të na e thotë këtë, nëse i referohemi të kaluarës së Krajës.
    A mos duhet të na e thotë E-Albania se Gramoz Rruçi do të votojë për PS ?
    A mos duhet të na e thotë E-Albania se Dvorani do të votojë për PS ?
    Dikush mund të thotë se nuk ka sepse ti paragjykojmë juristët e kohës së Dullës, se janë të përlyer me krimet e komunizmit, pasi kjo ishte detyrë e tyre “profesionale”, e disa prej tyre kanë evoluar qëndrimin e tyre ideollogjik e sot janë bërë juristë “demokratë”.
    Po Kraja, ka një vit që është shef i SPAK-ut.
    Mediat shqiptare kanë njoftuar se nga opozita e nga komunitete të ndryshme shqiptare, për politikanë e shtetarë të së ashtuquajturës “Rilindje”, kanë shkuar në SPAK denoncime të shumta.
    Si nuk u mor qoftë edhe vetëm një nga këto denoncime një hetim nga kjo prokurori, e ti kalohej Gjykatës së “posaçme” ?
    E vetmja “goditje” e kësaj prokurorie ku gjithë shqiptarët mbajnë shpresën e reformimit të drejtësisë. ishte urdhër arresti për disa komisionerë të qendrave të votimit, ku ndërmjet tyre ishin edhe emrat e tre-katër komisionerëve të vdekur që para dy vitesh.

  2. Sa po vene e partite mafioze ne kete vend po persosin metodat per te vjedhur zgjedhjet. Cdo pale zgjedhje u sherben per te kalibruar mekanizmat. Zoti vente dore ne kte vend, se nga njerezit nuk ke ca pret.

  3. SPAK do te punoje por ka aq shume denoncime sa nuk di ku te vere dore. Keshtu qe te mos kete hater mbetje ka zgjedhur rrugen me te “veshtire” duke I mbyllur dosjet deri sa tu kalojne koha, pastaj do I coje ne makinen grirse te letres. E nder kohe paguhet mbi dore nga shteti e nen dore nga KRIMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu