• |
ide | kryesore

Dashamir Shehi flet për një lëvizje të re politike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dashamir Shehi



Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi foli për një lëvizje të re politike, që po planifikon të krijojë, duke u shprehur se mijëra njerëz nuk duan më të udhëhien nga “shefat e vjetër” të opozitës siç i quajti, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

I ftuar në New24, Shehi tha se lëvizja e re politike që ai do të drejtojë do të krijohet pas zgjedhjeve dhe theksoi se do të sjellë risi.

“Unë dua të ndërtohet një tjetër front opozitar, që ta luftojë fort Ramën. Njerëzit që nuk besojnë tek Berisha dhe Basha të kenë alternativë politike. Këto zotërinj nuk mund të vazhdojnë të jenë gjithmonë aty. Fronti i ri opozitar do të krijohet pas zgjedhjeve. Jo para zgjedhjeve, sepse para zgjedhjeve i bie që marrim mëkatet e Berishës dhe Bashës. Elektorati që nuk beson tek shefat e vjetër, mund të vijë tek ne. Është krijuar bindja se nëse nuk je me ne, je kundër nesh. Kjo nuk shkon. Unë personalisht nuk e kam qejf fjalën parti, që ishte sistem dhune, që vetëm shtypte, prandaj i them kësaj që po krijojmë lëvizje. Kemi mendime të ndryshme me Berishën dhe Bashën. Ne po ia mbyllim njëri-tjetrin gojën në parlament. Edi Rama ka kaluar çfarë do lloj ligji ka pasur qejf. Ne duam që të hyjmë në parlament, të merremi me reformën zgjedhore. Duhet të krijojmë raporte me ndërkombëtarët, pa të cilët ne nuk ia dalim dot. Pse nuk jam pjesë e Federatës së Opozitës? Sepse nuk jam pro të gjitha pikave të Federatës. Politika nuk është të luftojmë atë që na ka rënë në shpinë neve, por të shhim se çfarë ka në shpinë Shqipëria”, tha Shehi.

Në lidhje me protestën e opozitës më 20 shkurt, Shehi deklaroi se ajo ishte pozitive. Sipas Shehit, forca e protestës tregoi se protestuesit në shesh nuk kishin dalë për asnjë lider, por se janë bërë bashkë kundër keqqeverisjes së Ramës.

“Protesta tregoi se qytetarët e Shqipërisë nuk e duan qeverisjen, shumica janë mbledhur se nuk duan Edi Ramën. Është pozitive si demonstratë, tregon se populli opozitar është aty. E dyta që tregoi protesta ishte se Sali Berisha do që të ofrohet si kryeministër, pasi ai foli më së shumti. E treta, protesta tregoi se grupi i Bardhit është me grupin e Berishës. Grupi i Berishës është më i madh, ndërsa grupi i Bashës është më i vogël. Ne duam që Shqipëria të bëhet me 3-4 zona elektorale dhe jo me një zonë. Të dalin fytyra të reja, intelektualët, biznesmenët, me mijëra njerëz që do të angazhohen për ta mundur Edi Ramën. Për sa kohë janë këta individë që janë në politikë, nuk do të ketë ndryshim, sepse nuk mund të presim rezultate ndryshe nga të njëjtët persona. Por, sidoqoftë, mendoj që Berisha nuk duhet të mbajtur në arrest shtëpie. E mbajnë në arrest shtëpie, për ca çështje administrative. Nëse duam të jemi alternativë, duhet të ofrojmë diçka tjetër. Lufta duhet bërë me Ramën, jo me njëri-tjetrin”, u shpreh Shehi.



14 Comments

  1. O dash sikur 5 jetë të kesh as sa një e dhjeta e Berishës nuk bëhesh, kur nuk u bëre i ri do bëhesh tani në pleqëri!!!!!

    1. Vazhdo Dasho me levizjet ti, ke bere gjithe ato levizje po nuk te vjen njeri mbrapa. Si nuk e kupton qe je xhakete shume e vjeter?! Jane lodhur njerezit me xhaketat e vjetra.
      E vetmja levizje qe mund te besh eshte t’i bashkohesh Bamirit per dhe shikoni se bashku ndonje gote raki me hudhra te njoma e qofte.

      1. I paska kthyer nja 2 gota raki sot Dashi. Shko leviz per ndonje pace me pilaf dhe je ne rregull deri neser ne megjes.
        Je cun Tirone, mos e rruj fare!

  2. Dash edhe ti je I vjeter sa Berisha ne politike, por njerezit nukbledh dot sa ai, nuk ka krahasim….Jo fytyrat por idete I bejne te vjeter e te rinjve lideret. Ju nuk keni thene asgje te re ne kete but sede, cdo gje e vjeter. Berisha I vjeter por frymen e ka tevre, dolli primaret, shpetoi me foltoren PD e cila pa mderhyrjen e tij dot do ishte 5% sa opozitar ne Serbi…..

  3. Nuk e kuptoj se cfare do krijoje Dashi? Me ke do bashkohet? Do hyje ne Parlament si figurant, nderkohe qe Edi Rama do beje cfare t´i doje qejfi me reformen zgjedhore. Opozita duhet te bashkoje te gjithe spektrin opozitar, jo te ndahen duke i rene njeri gozhdes e tjetri patkoit.

  4. Bravo ti je shef i ri.Ti je më rryqja në polititikë.Të mbeti koka sa në një parti në tjetrën.Ku ke elektorat ti o rryqe.

    1. E ke thënë tamam ” Nga të paktët”, pra ” Të shumtët” janë gati dhe të bindur për fundin shumë të shpejtë të edvinit, lulushit e sufllaqexhinjve!

  5. Nuk kuptoj nje gje, Ky zoteri kerkon te flase ne parlament. Sigurisht qe eshte ne te drejten e tij, por harron sesa here qe merrte fjalen ata/ato i kujtonin goten e rakise. Ky kujton se ne e kemi harruar. Opozita eshte sport i rende. Dorehiqu si deputet, pasi je aty me votat e Pds, pastaj bej opozite qe luaja fene.

  6. I paska kthyer nja 2 gota raki sot Dashi. Shko leviz per ndonje pace me pilaf dhe je ne rregull deri neser ne megjes.
    Je cun Tirone, mos e rruj fare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *