• |
ide | kryesore

Sesioni i ri parlamentar, Basha takim me Dukën dhe Shehin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e PAA-së Agron Duka dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.

“BalkanWeb” ka siguruar foto nga takimi mes tre liderëve, teksa me Bashën ka qenë dhe deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku. Ndërkaq burimet konfirmuan takimin dhe temat e diskutuara për “BW”.

Sipas tyre, Basha ka folur me aleatët e PD-së për listat e hapura, rajonet zgjedhore, votën e emigrantëve si dhe votimin elektronik. Po kështu një nga temat e rëndësishme ka qenë dhe vettingu në politikë, një prej kërkesave të vazhdueshme të liderit demokrat.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, në fokus të bisedës ka qenë dhe koordinimi i hapave që do të hidhen dhe qëndrimet e opozitës kundrejt maxhorancës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *