• |
ide | kryesore

Ngjarja në Mamurras/ Dy policët u plagosën prej kolegut të tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kurbinit ka informuar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur sot në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetar. Sipas burimeve zyrtare, dy policët janë plagosur nga kolegu i tyre, i cili pas konfliktit me disa persona ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.

Qytetari i plagosur me inicialet N.V. është një nga personat e përfshirë në konflikt.

“Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.
Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *