• |
ide | kryesore

Patronazhistët/ Lubonja: Koncept si i partisë-shtet, tregues se sa më shumë një parti qëndron në pushtet, aq më shumë kriminalizohet!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

SPAK ka nisur një hetim, mbi lajmet e portalit Lapsi.al, në lidhje me publikimin e sigurimit që Partia Socialiste i bënte të dhënave të qytetarëve, e sipas saj, çdo person kishte nga një patronazhist, i cili kishte informacion se ku orientohej vota e tyre. Këto zhvillime, analisti Fatos Lubonja i quajti koncept si në kohën e partisë-shtet, e nënvizoi se kjo tregon se sa më shumë një parti qëndron në pushtet, aq më shumë kriminalizohet dhe kërkon të mbajë pushtetin.


Ai tha në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, se në një shtet që funksionon me vlera reale të demokracisë, zyrtarët më të lartë të partisë që do i publikohej një e dhënë e këtyre përmasave, do të jepnin dorëheqjen.


Zbulimi i një databaze të madhe të dhënash për qytetarët e Tiranës, ku janë shënuar të dhëna personale, file juaj është bërë publik nga Lapsi, sa duhet të shqetësohemi?

Fatos Lubonja: Është për t’u shqetësuar, është një provë që e kemi provuar, por tani e kemi rrezikun ta provojmë më thellë. Sa më shumë që qëndron në pushtet një parti aq më shumë kriminalizohet dhe më e rrezikshme bëhet, sepse di se si duhet të sigurojë pushtetin. Kjo e dhënë e fundit, që është një skandal, nuk duhet parë e ndarë, por si bashkësi me shumë gjëra të tjera që kemi parë dhe tregojnë një aktivitet të ethshëm të kësaj bande, për të mos e lënë pushtetin, manipuluar votën me çdo mjet, duke përfshirë ndryshime ligjore. Kjo gjë nuk mund të ndodhte nëse në krye të institucioneve do të kishte njerëz me integritet. Do të kishte drejtësi që do të vepronte menjëherë, ka pasur të dhëna dhe të mëhershme për të tilla aksione, Prokuroria dhe drejtësia jonë e si ka kryer. Duhet të kishte nevojë për aktivistë të drejtave të njeriut. Më bën përshtypje, sepse ne kemi fushata dhe nuk dëgjojmë të ngrenë zërin për këtë gjë. Është kambanë alarmi dhe majë ajsbergu. S’do të çuditesha të kenë përgjime të njerëzve të caktuar dhe akte të tjera që përbëjnë një strategji të tërë. Për të mbuluar një krim duhet mbuluar një krim tjetër.

Shumica e njerëzve u konfuzuan nga prania e personazhit të quajtur patronazhisti. Çfarë roli luan ky personazh sipas ju?

Fatos Lubonja: Personalisht nuk e njoh personin në fjalë. Patronazhisti është personi më aktiv brenda partisë dhe ka si detyrë të njohë një numër të caktuar votuesish, e detyra e tij është të bëj seleksionimin e qytetarëve, a tyre që mendohet se janë të sigurt. Dhe parimisht ky ka një lloj roli aktiv, ndaj të pasigurtëve për t’i bërë të sigurt, varet edhe nga talenti i personit, sa i dhënë është. Ka këtë detyrë, detyrë e shëmtuar, sepse kjo nënkupton edhe akte të tjera. Me kërcënim të familjarëve, me punën. Njerëzit që kanë ndjesinë që ndiqen dhe suervejohen, në kuptimin që janë në vëmendjen e një partie, për të ndryshuar fatin edhe të jetës. Sepse është një situatë regjimi, kështu e mendoj patronazhistin. Ata në fund fare janë vegla, të caktuara nga një instancë më e lartë, dikush i ka emëruar, aprovuar, që duhet luajtur kjo strategji. Këtu duhet të dalin përgjegjësitë. Nesër këto do të hedhin hapa të tjera të survejimit të qytetarëve.

Duket se është bërë një problem global, kujtojmë filloi me të dhënat që mblidhte e famshmja amerikane, që doli atëherë që mbledhtë të dhënat e qytetarëve. U zbulua që edhe kompanitë e rrjeteve sociale ia kalonin kompanive. Në rastin tonë kemi një parti politike që i shfrytëzon të dhënat për fushatë elektorale, ju thatë se kjo shkakton kërcënim?

Fatos Lubonja: Diferenca e parë është që jemi përdorues të internetit dhe kur hymë në një faqe gazete, ata thonë që ne përdorim të dhënat dhe a jep konsensusin dhe rreziku është më i largët, se sa kontrolli që të bën një parti politike. Edhe e para është një shkelje e privatësisë, por të merret konsensusi, ndërsa këtu s’të merret konsensusi fare. Kjo është direkte, ke një njeri që ka detyrë të ndjekë, të di ça bën, ça mendon. Duke gjetur këta lloj njerëzish, këtyre i duhet dhënë shpërblime, do futen në administratë, degradohet administrata, kjo tregon degjenerimin e një partie. Ky është degradim që na çon drejt partisë-shtet, kemi qenë në një situatë tjetër.

Nuk është për të bërë presion, por llogaritë tona, si e komentoni?

Fatos Lubonja: Pranohet deri tek emrat e njerëzve, por jo të dhënat personale të marrë nga institucionet shtetërore, e-Albania thonë disa, ndoshta dhe nga të terja. Çdo parti, besoj se duhet të ketë listën e partive të veta, të mbajë lidhjet, kontaktet dhe më pas ndoshta nuk e di sa e ndershme është që me listën të futesh tek kundërshtarët. Demokracia tregon që mund të gabosh, por ta kesh dhe zonën gri me patronazhist nga mbrapa, ky është problem. Nuk është e ndershme një gjë e tillë dhe s’ka ndodhur. Në një vend tjetër demokratik do të jepej dorëheqja.
Mendoni që do e kuptojmë deri në fund nga puna e institucioneve të drejtësisë, se si ka funksionuar kjo skemë?
Fatos Lubonja: Unë nuk besoj, midis të tjerave, ky skandal na zbuloi edhe diçka tjetër, që çuditërisht, në 8 persona që ishin identifikuar të SPAK-ut, 6 ishin të sigurt PS, dy ishin simpatizantë dhe jo të sigurt të PS, dy dilnin pa preferenca, kjo flet, se sa problematike është kapja e drejtësisë në një vend. Reforma në Drejtësi është bërë për t’u kapur drejtësia dhe jo për të ndëshkuar padrejtësinë.

Do mbizotërojë gjatë kjo çështje?

Fatos Lubonja: Do të ketë skandale të radhës. Shqipëria në një farë mënyre ka humbur ndjeshmërinë të atyre që quhen sensorë. Neve do të na mungojnë ata sensorë, ashtu sikurse na mungojnë sektorët e saktë, sa i përket pandemisë. Na del tani numri i vdekjeve, nga COVID-i, dyfishi i atyre i Italisë. Në Itali, nuk ikën të pish një kafe, nuk hapen restorantet, sepse kanë sensor, kanë ndjeshmëri, shohin si ecën kurba. Ndërsa tek ne kurba është elektorale. Kjo është një problem të madh.

7 Comments

  1. YMER GELBAZA KOL SALLAKU SKYPE DHE BATON HAXHIU JUA LEPI QIMET E BYTHES ANDI BUSHATIT FATOS LUBONJES DHE ARMAND SHKULLAKUT

  2. Eshte e cuditshme se si as z Lubonja nuk ka kapur thelbin e hartimit te databaze nga PS per

    identifikimin e votuesve pro apo kunder PS dhe venien pas cdo personi nga je spiun dhe

    mbikqyres per te survejuar jetet tona dhe ndergjegjen tone. Qellimi kriminal i PS eshte me

    i larget se sa elektoral. Eshte e sigurte se kjo databaze eshte ne zyrat dhe institucionet ku

    adresohen nevojat e qytetareve dhe aty seleksionohen ne “patriote” pro PS dhe “Armiq” qe

    nuk votojne PS. . Per “patriotet” ka zgjidhje problemesh , punesime, kredi te buta , bursa

    asistencce, legalizime stj dhe refuzim per “armiqte”. A mund te imagjinoni psh. Artan Lamen

    kreun e kadastres, kete militant te paepur te partise , duke firmosur legalizinin nje “armiku”

    jo votues te PS apo Lali Erin te jape n je leje ndertimi per armikun e kllases? Qellimi final

    eshte qe “armiqve tua beje jeten sa me te veshtire qe te largohen nga Shqiperia dhe te

    bejne nje inxhiniering te struktrures se popullsise te krijojnne nje lloj “race ariane” socialiste

    ku “hebrejte” opozitar te mos kene vend ose te detyrohen te “nderrojne fe” cic bene pushtuesit

    osmane qe detyruan popullsine e krishtere shqiptare te konvertihet ne muslimane per ti shpetuar

    represionit.

  3. të dhënat e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës vijojnë si më poshtë.

    Pra Basha ka patronazhistë Metën dhe Berishën. Këta të fundit figurojnë të pasigurtë për të votuar Lulzim Bashën. Ndërsa ky i fundit figuron me qendër votimi në Holandë dhe me banim në kompleksin Rolling Hills…Ja ziguri dhe byroisti i pd me i zgjuar se lubonja e partise komuniste,duroni dhe dy jave o byrektore qe jeni ne pune e Prasin ne sume dhe do shikoni ku do perfundoje pd e lulzime salih BBasha

    1. po cari po. O sufllaqist, keni nderru emer nga 1200 leksh ne kohe te PPSH-se ne “Patronazhist” ne epoken e Rilindjes:)

      A e ke idene te kete NID tend dikush tjeter ne perdorim o hajdar? Nejse, ti se rrun shume per privacine dhe konfidencialitetin tend per aq kohe sa ben party me sufllaqe:).

      Mjer ne cfare bashkeqytetaresh bageti kemi.

  4. Problemi eshte se keta per te mbajtur pushtetin i jane drejtuar metodave Naziste e Komuniste. Ata ngriten mekanizma prefekte qe te kishin informacjon mbi qytetaret e tyre dhe ti kontrollonin. Fakeqesisht dhe naziste dhe komunistet paten bashkepuntor te mjaftushem per te mbajtur pushtetin e tyre kriminal. Po perseritet historia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu