• |
ide | kryesore

Ronaldo hodhi poshtë fanellën, faji i mbetet djaloshit që kap topat: gjobë se i kërkoi fanellën

-Instant, Sport



Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo, pas ndeshjes Juventus-Genoa, e kishte bërë menjëherë të qartë se Cristiano Ronaldo nuk do të gjobitej për episodin e fanellës që i ishte hedhur djaloshit që kapte topat. Nga ana tjetër, ai që rrezikon një gjobë është djali i ekipit Under 13, sepse rregulloret e brendshme të klubit të Juventusit ndalonë kërkesën ndaj lojtarëve për uniformat sportive.

Gazeta Repubblica raporton lajmin duke saktësuar se veprimi i Ronaldos është konsideruar nga klubi si gjest për ti dhënë fanellën djaloshit që e kërkoi. Natyrisht, portugezi e flaku fanellën poshtë, por faji i ka mbetur futbollistit të vogël që kërkoi uniformën e CR7, në kohën kur rregullorja e brendshme e shoqërisë e ndalon. Praktikisht, Ronaldo hodhi fanellën, por gjobën e mori ai që e kërkoi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *