• |
ide | kryesore

Champions/ Zidane pranë gjysëmfinales së katërt, Guardiola kërkon të parën me Cityn

-Instant, F1, Sport



Ëndërra e dy trajnerëve më të suksesshëm në botë është ta gjejnë veten në finale. Zinedine Zidane, i fortë në pozita me 3-1 e ndeshjes së parë, shkon në Anfield për të luajtur kundër Klopp mundësinë e arritjes në gjysmëfinalen e katërt (nga pesë pjesëmarrjet) në Champions League, ndërsa Pep Guardiola përballet me rrezikun e Haaland në Dortmund për të fshirë mallkimin e përvojës së tij tek Manchester City: i eleminuar një herë në 1/8 dhe tre radhazi në çerekfinale. Me pak fjalë, spanjolli kurrë nuk e ka parë aktin e parafundit të kupës më prestigjioze, që kur ka mbërritur në Angli.

LIVERPOOL – REAL MADRID
Real Madrid, me një Florentino Perez të sapozgjedhur president, duke dalë i sigurt nga strofulla e Liverpool, do të kishte mundësinë të luante për hyrjen në finale kundër Chelsea të Tuchel dhe për Zidane do të ishte prova më e dukshme e forcës së një kolektivi të ekzaltuar nga kampionët e mëdhenj. Prova, mbi të gjitha, e të qenit në gjendje për të fituar dhe bindur edhe pa Cristianon… Në Anfield përballen dy skuadra me mbrojtje në super emergjencë. Klopp, pa Van Dijk praktikisht gjatë gjithë sezonit, synon të provojë dyshen qendrore Kabak-Fabinho, pas katastrofës së Phillips në ndeshjen e parë. Zidane, pa Varane, Sergio Ramos, Carvajal dhe Lucas Vazquez, duhet të shpikë një departament të tërë dhe, ndoshta, do ta lëvizë Mendy në të djathtë për të shpluhërosur Marcelon në anën tjetër.

FORMACIONET E MUNDSHME
Liverpool – Alisson Becker; Trent Alexander-Arnold, Fabinho, Ozan Kabak, Andrew Robertson; Thiago Alcantara, James Milner, Georginio Wijnaldum; Mohamed Salah, Diogo Jota, Sadio Mane

Real Madrid – Thibaut Courtois; Alvaro Odriozola, Eder Militao, Nacho Fernandez, Ferland Mendy; Luka Modric, Casemiro, Toni Kroos; Marco Asensio, Karim Benzema, Vinicius Junior

BORUSSIA DORTMUND – MANCHESTER CITY
Në Dortmund, për të arritur më në fund në një gjysmëfinale, Guardiola dhe ekipi i tij duhet të mbrojnë 2-1 e pamjeftueshëm të ndeshjes së parë. Nuk është një arritje shumë e lehtë kundër një Borussia që ndoshta mund të jetë në krizë në Bundesligë, por ka në dispozicion sulmuesin më të kërkuar dhe më prolifik në Evropë. Citizens duhet të bllokojë Haaland për të shpresuar të shkojë përpara. Duhet ta ndalojë jo vetëm në zonën e portës, por edhe më mbrapa, pasi në ndeshjen e parë ai nuk shënoi, por vuri golin e 1-1 momental në këmbët e Reus. Sidoqoftë, rasti është shumë i mirë për Pep. Të luash për të arritur finalen kundër PSG-së më në fund mund të jetë një mundësi për të shuar të gjithë “po, por në Champions League” që e kanë shoqëruar që kur ka mbërritur tek City. Nuk mjafton të dominosh në Angli dhe të tregosh një futboll superlativ. Në botën më konservatore të planetit, atë të futbollit, ata që përpiqen të shkëputen nga skemat tradicionale nuk mund ti lejojnë vetes hapa flas.

FORMACIONET E MUNDSHME
Borussia Dortmund – Marwin Hitz; Mateu Morey, Manuel Akanji,
Mats Hummels, Raphael Guerreiro; Emre Can, Mahmoud Dahoud,
Jude Bellingham; Marco Reus, Erling Braut Haaland, Thorgan Hazard

Manchester City – Ederson Moraes; Joao Cancelo, Ruben Dias, John Stones, Kyle Walker; Ilkay Gundogan, Rodri, Kevin De Bruyne; Phil Foden, Gabriel Jesus, Riyad Mahrez



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *