• |
ide | kryesore

E shitën 30 duan ta blejnë 50: gafa e dy viteve më parë i kushton Juventus 20 milionë euro

-Instant, Sport



Në pritje për të njohur të ardhmen e Cristiano Ronaldos dhe me Dybalan e Moratan në dalje, Juventusi tashmë ka identifikuar dy emra për sulmin e sezonit të ardhshëm: Milik dhe Kean. Interesimi për sulmuesin e PSG, por në pronësi të Everton, kishte nisur që në merkaton e fundit të verës pa gjetur, sidoqoftë, një zgjidhje pozitive për bardhezinjtë. Por tani, ish-juventini është bërë objektivi numër një.

I shitur tek klubi i Liverpool për 30 milionë, vlera e sulmuesit italian, që shpërtheu në përvojën e tij tek PSG, tani është rreth 50. Ideja e Juventus është të provojë kartën Rabiot, që Ancelottit i pëlqen shumë dhe në anën tjetër do ti lejojë bardhezinjtë të kursejnë 7 milionë eurot e pagës vjetore të francezit. Duke vlerësuar mesfushorin, i cili arriti në një transferim falas, rreth 35 milionë euro, Juve do të duhej të paguajë një diferencë prej 15 milionësh. Alternativa, sipas asaj që raporton sot Gazzetta dello sport, është e lidhur me shkëmbimin e barabartë me Demiral, gjithashtu i vlerësuar 50 milion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *