• |
ide | kryesore

Justin Bieber: Martesa me Haileyn e vështirë vitin e parë

-Instant, Paparazzi, Slider

Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.
Para pak ditësh, Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.


“Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe”, ka thënë ajo.
Së fundmi, Justin ka treguar se viti i parë i martesës ishte me të vërtetë i vështirë.


Këngëtari 27-vjeçar tha se vështirësitë fillestare në martesën e tyre vinin thjesht mungesa e besimit.
“Viti i parë i martesës ishte me të vërtetë i vështirë sepse kishte shumë punë. Thjesht kishte mungesë besimi. Kishte të gjitha këto gjëra që nuk doni t’i pranoni personit me të cilin jeni, sepse është e frikshme”, u shpreh Justin.
“Ne thjesht po krijojmë këto momente për ne si çift, si familje, që po ndërtojmë këto kujtime. Dhe është e bukur që ne kemi atë për të pritur me padurim. Më parë, nuk e kisha atë që të prisja me padurim në jetën time. Jeta ime në shtëpi ishte e paqëndrueshme. Unë nuk kisha një tjetër të rëndësishëm. Nuk kisha dikë që ta doja. Por tani e kam atë”, tregoi këngëtari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu