• |
ide | kryesore

Mediat greke: Ekzekutimi i gazetarit nga grupe shqiptare dhe greke

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit të kronikës, Jorgo Karaivas.

Duke iu referuar burimeve të policisë, ato raportojnë se ai është ekzekutuar nga shqiptarët. Hetuesit grekë kanë bindjen se dy autorët që shfaqen dhe në pamje, kanë ardhur nga Shqipëria për të kryer vrasjen. Janë kontaktuar nga disa grupe krimiminale greke dhe shqiptare që kanë aktivitet në Greqi. Media e vendit fqinj shkruajnë se ata mund të jenë larguar në Shqipëri pas krimit, çka e bën të vështirë identifikimin e tyre.

Policia po i kushton vëmendje ngjashmërive të shumta mes vrasjes së Jorgo Karaivaz dhe ekzekutimit të Manolis Karagiannis, i cili konsiderohej si bosi i mafias greke, i vrarë në qershor 2018. Në dy të ngjarjet autorët kanë ndjekur të njëjtën skemë. Karagiannis i kishte shpëtuar më herët një tentative për vrasje nga dy shqiptarë në burgun e Koridhalos. Sa i përket ekzekutimit të gazetarit grek, autoritet janë duke analizuar çdo telefonatë apo mesazh që Karivaz ka marrë, kryesisht ditët e fundit. Sipas policisë motivet e vrasjes së gazetarit lidhen me investigimet që ai ka kryer gjatë punës së tij. Mediat shkruajnë se ai ka pasur fakt mbi përfshirjen e zyrtare të policisë në botën e krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *