• |
ide | kryesore

Plagosja e policit në Berat/ Dalin detaje të reja nga ngjarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt mes tre vëllezërve në Berat ka përfunduar me plagosjen e një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit” ku shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij O.M .

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 3 vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë Julian Xhahili i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi ngjarjes. Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *