• |
ide | kryesore

Bella Hadid nxjerr në shitje pronën 6.5 milion dollarëshe

-Instant, Paparazzi, Slider



Emri i Bella Hadid është një ndër emrat më të njohur e të komentuar në mbarë botën, si në media ashtu edhe në rrjete sociale. Së funmdi ajo ka vendosur që të shesë shtëpinë e saj në New York për vlerën 6.5 milion dollarë. Në muajin dhjetor të 2019-tës, supermodelja e bleu atë për shumën e 6.1 milion dollarëve. Rezidenca u ndërtua në 1877-tën dhe dikur ishte një sallë ekspozite e vjetër mëndafshi, ndërsa tani është një shtëpi plotësisht funksionale me dy dhoma gjumi dhe dy banja, si dhe poshtë shkallëve qëndron një bodrum vere. Përsa i përket detajeve nga jeta personale, Bella Hadid ka rrëfyer më herët se ajo vuan nga një sëmundje autoimune dhe së fundmi ka treguar se çfarë do të thotë të jetosh me të. Modelja ka postuar në rrjete sociale disa foto të saj në Instagram, ku teksa shihej duke u bërë gati për një projekt merr mjekimin me infuzion.

“Duke jetuar me disa sëmundje kronike autoimune = gjithmonë duke gjetur kohë për infuzionin”, shkroi Bella përkrah fotove.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *