• |
ide | kryesore

Shqipëria merr 50 mijë vaksina Astra Zeneca dhuratë nga India

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Indisë. Ato i ka dorëzuar në Rinas ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë këto doza do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik duke filluar nga ai ajror. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Flm India. Ore si shume u liruan keto vaksinat …. edhe India e Pakistani te na dhurojne ne ne mes te Europes Astra Zeneca? Gjthsesi, kalit te falur nuk i shihet kilometrazhi:). Flm dhe Burundit se po dergonin dhe ato nje sasi per ne.

  2. Shume flmn India, por nuk kam per ta bere as kete dhe asnje.

    Me me shume frike kam nga vaksina se sa nga covid i plandemise 19.

  3. Dhurata!!!Pse i dhembi barku Indis për Ramën!!!Jo.I ka ble dhe me 2 dhe deklaron me 5.Korupsion i gjallë.Pastaj nga India.Posi nuk dëgjuam vaksina dhuratë nga Gjermania Italia Franca o Anglia o të blera nga nga këto vënde.Ku e dimë sa të sigurta janë!!!Apo e di kumandari dhe populli duhet t besojë!!!

  4. I kemi durate nga dashnore i gruas se Gjiknurit, falenderojme grate e hajduteve e mashtruesve qe e dredhin me gurute indiane

    1. ha ha Po sikur te kishin te gjithe grate e “birose” ndonje dashnor indian guru? ja qe edhe vaksinat u siguruan..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *