• |
ide | kryesore

Babai i të plagosurit në Kavajë: Do ta mbrojmë deri në fund votën e demokratëve!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Ne jemi familje demokratësh që prej fillimit”, kështu u shpreh babai i Bledar Okshtunit, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së në Kavajë. Vullnet Okshtuni, mes tensioneve dhe merakut për shëndetin e të birit, tregoi se ngjarja kishte ndodhur brenda shtabit elektoral, atje ku mblidheshin në çdo kohë.


Mes të tjerash ai pohoi se djali kishte marrë një plumb në këmbë dhe se ndodhej jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtoi se nuk kanë konflikte personale me askënd dhe se nuk do të reshtin së mbështeturit PD-në.


“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Jam demokrat që prej fillimit edhe djali ka lindur demokrat. Jemi të angazhuar si fis pranë PD-së. Unë mësova se ngjarja ka ndodhur brenda në shtabin elektoral, ku ne qëndrojmë për çdo ditë. Do ta mbrojmë deri në fund votën e demokratëve të Kavajës dhe nuk tërhiqemi para asnjë presioni. Djali është mirë, ka vetëm një plumb në këmbë. Ne si familje do vazhdojmë të jemi me PD. S’dua të komentoj në lidhje me agresorët, por ne nuk kemi konflikte personale me askënd. Nuk dimë se ça ka ndodhur mirë”, tha babai i të plagosurit teksa qëndronte jashtë ambienteve të spitalit.

7 Comments

  1. Ky pra asht i madherishmi Edvin-Edi-Paulin Shkerdhrama.
    Te vret naten dhe te qan diten.
    Vetem vota kundra tij asht shpetimi i SHQIPNISE,Kosoves dhe i te gjithe Shqiptareve n’Ballkan.
    Pensioni i pa lavdishem dhe kimioterapia e kancerit per te jane gati.Fundi i asht afru dhe ai vete po e preke ate.
    N’hale te gomareve e ka vendin gati.Aty po e presin me jashtqitje dhe tufa hithrash!!!
    I permjerrshem qofte kujtimi i tij,amen!!!

  2. Do mbrojme voten e demokrateve thote copa katnarit.

    Copa mishit, digjo Griden edhe Lulin dhe kushedi se ci thote mendja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu