• |
ide | kryesore

Plagosja me armë në Lezhë, 54-vjeçari u qëllua teksa lëvizte me makinë

Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti



Personi që u qëllua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Rrile të Lezhës është 54-vjeçari A. P.. Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët. Për momentin ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *