• |
ide | kryesore

Patronazhistët/ Rama ndryshon sërish version: Databaza e publikuar është e PS, por e kanë ndryshuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama po jep çdo ditë nga një version të ri në përpjekje për t’i shpëtuar skandalit të mbledhjes së të dhënave personale nga patronazhistët e PS në një databazë.

Në ditët e para pas publikimit të databazës me të paktën 910 mijë emra, Rama e mohoi që kjo të ishte e PS-së.

“Ajo që ka dalë është shumë e vjetër për të qenë e jona” – tha Rama atëherë, por duke pranuar se edhe PS kishte një databazë të saj.

Më pas doli versioni se një databazë e tillë gjendej online dhe mund ta shihnin të gjithë apo mund ta blinin për pak dollarë.

Versioni i radhës ishte se edhe PD ka një databazë me numra telefoni dhe ID.

Këtë të martë Rama e bëri të dukej qesharak shqetësimi i shumë qytetarëve që numri i kartës së tyre të ID së bashku me të dhëna të tjera mund të përbënte rrezik.

Rama lexoi publikisht numrin e kartës së tij të ID gjatë një takimi në Korçë duke u shprehur se nuk kishte asnjë rrezik publikimi i tij.

Në mbrëmje në një intervistë për Euronews Albania, Rama pranoi se një pjesë e databazës së publikuar nga lapsi.al është e PS.

“Databaza jonë nuk është e bazuar në kartat e identitetit, por ajo çfarë ka dalë është një përzierje e informacioneve që ne kemi disponuar, por që gjithsesi nuk janë të reja, janë goxha të vjetra dhe e informacioneve që janë hedhur aty.

Besoj që ka një arsye që ata që kanë bërë përhapjen e këtyre informacioneve në media nuk i përgjigjen kërkesës së organeve të hetimit për të dorëzuar bazën e të dhënave që disponojnë” – tha Rama duke aluduar që numrat e kartave të ID i ka shtuar dikush tjetër duke nenkuptuar lapsi.al.

Pyetja që duhet të përgjigjet Rama është se kush përveç një institucioni shtetëror mund të plotësonte të dhënat e ID për 910 mijë persona? ©LAPSI.al



11 Comments

    1. Po nese jan te vjetra si ka mindesi qe kishin hedhur vendin tim te ri te punes ku kam filluar para 2 muajsh???? Mashtrues ordiner. Po dhe turp per Ilven ku e ka katandis veten 🙁 i thot dhe vetes gazetare

  1. Ky ka lujt mendsh. Po ku ka And Bushat e Bill Gates qe ti gjeje ekzakt numrat e identifikimit te 910,000 njerezve dhe ti fuse ne database?:)

    Une habitem por dhe nuk habitem me SPAKUN e Rilindjes qe nuk i vene prangat ketij qe ka stimuluar, ideuar dhe po e mbron kete skeme kriminale qe kane aksesuar pa autorizim te dhena sensitive qe mbrohen me ligj.

  2. ZOTI BUSHATI DHE Z SHKULLAKU QKA MENDONI PER NJE MASHKULL SI PSH KOL SALLAKU SKYPE MASTURON LIVE BE SKYPE PER PUBLIKUN ,EDI RAMEN. QE E AKUZON BABAIN E TIJ KRISTAQIN SE JA PALLOJ GRUAN DHE POLLI GREGUN,DHE YMER GELBAZA KELLIRA QE JA NJE KOHE ME SHUME E MBANTE LLAPEN NE PRAPANICE TE SALI BERISHES SE NE GOJE TE TIJ ,DHE JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES TANI ,E SULMON LAPSI._al DHE STAFIN

  3. Praktike e njohur tashme. Fillimisht mohohet, pastaj pranohet pjeserisht, pastaj mohohet nje pjese e asaj qe eshte pranuar per te pranuar nje pjese tjeter dhe fund harrohet se cfare ka genjyer dhe i bashkon te gjitha ne nje variant te ri genjeshtar. E njejta gje edhe me skandalin e Lames, apo me 110 milione eurot e Beketit. Brenda nje jave tri “bomba” rilindore mbi shqipteret. Fillimisht bomba e 50 eurove per koke e Beketit, me pas survejimi hap pas hapi nga blockwartet (spiunet e Gestapos dikur) i cdo shqiptari dhr ne fund 100 mije ndertesa ne proces legalizimi qe do shemben sapo (dhente Allahu te mos ndodhe) Rama te marre mandatin per te qeverisur. Shqiptare, kur te shkoni te votoni, kujtohuni per cdo gje dhe jepini mandaten e jo mandatin kesaj qenjeje qe nuk ka pike burrnie.

  4. I keni vene re metodave te rilindjes sesi justifikohen ? Ne fillim hedhin nje teze , pasi shohin se nuk qendron hedhin nje teze tjeter nese edhe kjo nuk qendron hedhin je teze tjeter deri ne gjetjen e nje justifikimi sadopak te qendrueshe . Me pak fjale hedhin teza pafund derisa çeshtja te harrohet . Ne fund relativizojne , bullizojne ose hedjhin ne sulm ushtrine e sufllaqexhinjebe . Por edhe nese nuk gjejne ndonje justifikim atehere perdorin drejtesinsi kundrapeshe apo shpikin nje vepre me te keqe se e para per te bere qe te harrohet zullumi i pare .
    Ky sekt kurvash kerkon nje trup inkuizitoresh qe te marre fund .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *